Sport

Tjetër rekord i Mancini-t me Italinë


Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka thyer edhe një rekord tjetër, duke realizuar në kohën më të shpejtë 30 fitore, të cilat i arriti pas 44 ndeshjeve të zhvilluara.

Ai arriti ta thyejë këtë rekord në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së kombeve, duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Belgjikës.

Ndërkaq, Mancini që prej se mori drejtimin e Italisë në maj të vitit 2018, ka fituar 68.18 për qind të ndeshjeve me “Azzurrët”, ku përveç këtyre 30 fitoreve, ai ka barazuar 11 ndeshje dhe ka humbur vetëm tri.

Përveç humbja e fundit ndaj Spanjës, dy të tjerat ishin 1:0 ndaj Portugalisë në Ligën e Kombeve më 10 shtator 2018 dhe një miqësore 3:1 kundër Francës më 1 qershor 2018.

Mancini me Italinë gjithashtu kishin thyer një rekord tjetër, duke mos humbur në 37 ndeshje zyrtare, por atë ecuri pozitive ia prishi Spanja të mërkurën e kaluar, duke e mundur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore