Shqipëria

Tiranë/ Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptove, drogë dhe armë


Policia e Tiranës, këtë të mërkurë, ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak. Gjithashtu, bën me dije Policia, si pasojë e operacionit të koduar “Cryptocurrency”, u arrestua në flagrancë shtetasin S. E., 28 vjeç, banues në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.

Gjatë kontrollin në banesën e 28-vjeçarit, Policia ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave digjitale. Gjithashtu, në shtëpinë e shtetasit, u gjetën edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave, sasia e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191 mijë e 700 lekë dhe 90 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore