Sport

Te Barcelona, transferimi i Aubemeyang me parametra zero konsiderohet dhuratë


Aubameyang e nisi shumë mirë karrierën te Barcelona.

Pas disa ndeshjeve ku erdhi nga stoli, Pierre-Emerick Aubameyang filloi nga minuta e parë ndeshjen në “Mestalla” përballë Valencia-s, ku shënoi hat-trick.

Për ardhjen e Aubameyang te Barcelona, ka folur kapiteni i katalunasve, Sergio Busquets.

Ai është shprehur shumë i lumtur që lojtari nga Gaboni do të jetë pjesë e 11-shes së Barcelonës.

Fitorja përballë Valencia-s dhe tregolëshi i Aubameyang, i ndihmuan katalunasve që të përforcojnë pozitën e katërt dhe të ndjehen më rehat në luftën për zonën Champions.

“Ai po punon shumë, erdhi këtu në nevojë të minutave dhe ato po i gjen tani”, e nisi Sergio Busquets.

“Shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha Busquets.

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe në klub, transferimi i tij me parametra zero, konsiderohet si dhuratë”, mbylli kapiteni i katalunasve.

Valencia duket se është një ndër qytetet e preferuara të Aubameyang.

“Hera e fundit kur kam luajtur këtu, kam shënuar tregolësh, kështu që mund të them se Mestalla është sikur shtëpia ime”, tha duke qeshur Aubameyang.

Barcelona udhëton të enjten për në Napoli, ku do të përballet me skuadrën e Spalletti-t në kuadër të Europa League.

Barazimi 1-1 në Camp Nou, iu ka hapur shumë punë katalunasve, që padyshim do ta kenë të vështirë në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore