Lajme

Subvencioni për gratë – i nevojshëm edhe “diskriminues”


Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 5 gusht bëri të ditur se do të ketë subvencionim të pagesës 50 për qind për të gjitha gratë të cilat punësohen.

Sipas kësaj mase parashihet subvencionimi i pagës për 50 për qind (maksimum deri 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore e muajit korrik 2021 e tutje.

Ky vendim ka qenë i mirëseardhur, tregon Beza Zogaj, Drejtoreshë Ekzekutive në Institutin për Ekonomi të Tregut të Lirë, për Albanian Post, por duhet të monitorohet nëse ka ndikim pozitiv tek sektori privat.

“Sigurisht, që është e mirëseardhur, mirëpo kjo duhet të monitorohet se a ndikon kjo pozitivisht tek sektori privat t’i jep përparësi në punësim grave edhe si tani do të zhvillohet tutje, kështu që çdo përkrahje kuptohet se është pozitive po vetëm prej korrikut për tre muaj kush aplikon më, është dukur pak e kufizuar”, thotë Zogaj.

Sipas saj një vendim i tillë, ka për qëllim përkrahjen dhe motivimin e grave për punësim.

“Unë kështu e marr dhe kështu e marr që është pozitive, po çka do të ketë ndikim kjo do të kuptohet mbas tre muajve kur do të behën statistikat dhe sa kanë ndikuar pozitivisht dhe sa janë të qëndrueshme këto apo janë vetëm sa për me i marr 170 euro”, ka shpjeguar ndër të tjera Zogaj.

Ajo potencon se situata ekonomike te bizneset e grave është rënduar shumë në periudhën e pandemisë, ndërsa ka filluar të përmirësohet me ardhjen e diasporës.

“Në kohën e pandemisë ka pasur dëme ekonomike, veçanërisht tek bizneset që udhëhiqen nga gratë. Unë kam monitoruar biznese të grave të cilat kanë një numër të madh të punëtorëve, është e domosdoshme më i përkrah për shkak se janë dëmtuar shumë, sidomos sektorët që merren me rregullim të bukurisë janë dëmtuar shumë”, përfundon ajo.

Në anën tjetër, Nagip Skenderi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë për Albanian Post se kjo iniciativë e qeverisë për subvencionim të grave konsiderohet se mund të jetë stimulues, por edhe diskriminues në të njëjtën kohë.

“Subvencioni 50 për qind të pagës për gratë, edhe pse në shikim të parë ndoshta do të jetë me një diskriminim pozitiv krahasuar me gjininë mashkullore, megjithatë konsideroj se është stimulues dhe inkurajues, sidomos për gratë që punojnë dhe punësohen në sektorin privat të ekonomisë, sepse tek sektori publik kjo është e paimagjinueshme të ndodh, për shkak të të drejtave të barabarta në punë-zënie”, thotë Skenderi.

Më tej, Skenderi vlerëson se ky vendim ka qenë i panevojshëm.

“Mendoj se kjo nuk ka qenë e nevojshme të behët, sepse vërtet ndodh diskriminim midis gjinive të ndryshme, dhe nuk jemi aq “shoqëri demokratike” që të eksperimentohet me gjëra të tilla”.

Përveç kësaj, defekti tjetër të cilin ligjëruesi i lëndëve ekonomike në nivelin universitar e nxjerrë në pah nga kjo iniciativë ka të bëj me “humbjen në mbledhjen e tatimeve”.

Dhe këtë “stimul për gjininë femërore” Skenderi e sheh me ndikim edhe në rezultatet e zgjedhjeve lokale e qendrore.

“Kjo është stimulues që gjinia femërore të favorizohet gjatë punësimeve të të gjitha llojeve, që është një ndër objektivat qeveritare, dhe hap i duhur për të përvetësuar këtë pjesë të shoqërisë drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe qendrore (kur dihet se një pjesë e grave janë të pa interesuara që në mënyrë aktive të dalin neper fletëvotime dhe të bëhen pjesë aktive e politikës së shoqërisë”.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shkalla e punësimit te gratë është vetëm 14 për qind. Numri i grave në moshë pune, sipas këtyre të dhënave, është mbi 600 mijë, derisa të punësuara nga ky numër janë vetëm 85 mijë e 601 gra.

Të punësuarat në Kosovë kryesisht punojnë në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë.

Pagat neto te të punësuarit në Kosovë është midis 400 euro deri 500 euro në muaj.

Nga mesatarja e kësaj pagese mujore janë vërejtur dallime gjinore me 0.4 për qind më e lartë te burrat sesa te gratë.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas Bankës Botërore, Kosova ka nivelin më të ulët të punësimit të grave.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, në vitin 2019 Shqipëria kishte shkallën e punësimit të grave mbi 50 për qind, Mali i Zi dhe Serbia afër 50 për qind, Maqedonia e Veriut mbi 40, derisa Bosnjë e Hercegovina rreth 30 për qind.

Ajo potencon se situata ekonomike tek bizneset e grave është rënduar shumë në periudhën e pandemisë, ndërsa ka filluar të përmirësohet me ardhjen e diasporës.

“Në kohën e pandemisë ka pasur dëme ekonomike, veçanërisht tek bizneset që udhëhiqen nga gratë. Unë kam monitoruar biznese të grave të cilat kanë një numër të madh të punëtorëve, është e domosdoshme më i përkrah për shkak se janë dëmtuar shumë, sidomos sektorët që merren me rregullim të bukurisë janë dëmtuar shumë”.

Në anën tjetër, Nagip Skenderi ligjërues dhe profesor në Fakultetin Ekonomik thotë për Albanian Post se një vendim i tillë konsiderohet që të jetë stimulues por edhe diskriminues.

“Subvencioni i 50 për qind të grave, edhe pse në shikim të parë ndoshta do të jetë me një diskriminim pozitiv krahasuar me gjininë mashkullore, megjithatë konsideroj se është stimulues dhe inkurajues, sidomos për gratë që punojnë dhe punësohen në sektorin privat të ekonomisë, sepse tek sektori publik kjo është e paimagjinueshme të ndodh, për shkak të të drejtave të barabarta në punë-zënie”, thotë Skenderi.

Ai thekson se një vendim i tillë ka qenë i panevojshëm.

“Mendoj se kjo nuk ka qenë e nevojshme të behët, sepse vërtet ndodh diskriminim midis gjinive të ndryshme, dhe nuk jemi aq “shoqëri demokratike” që të eksperimentohet me gjëra të tilla”.

Mirëpo, mund të jetë stimuluese për gratë edhe pse mund të ketë humbje në mbledhjen e tatimeve.

Ai ka thënë se një stimulim i tillë mund të ndikoj edhe në zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

“Kjo është stimulues që gjinia femërore të favorizohet gjatë punësimeve të të gjitha llojeve, që është një ndër objektivat qeveritare, dhe hap i duhur për të përvetësuar këtë pjesë të shoqërisë drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe qendrore (kur dihet se një pjesë e grave janë të pa interesuara që në mënyrë aktive të dalin neper fletëvotime dhe të bëhen pjesë aktive e politikës së shoqërisë”.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shkalla e punësimit te gratë është vetëm 14 për qind. Numri i grave në moshë pune, sipas këtyre të dhënave, është mbi 600 mijë, derisa të punësuara nga ky numër janë vetëm 85 mijë e 601 gra.

Të punësuarat në Kosovë kryesisht punojnë në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë.

Pagat neto te të punësuarit në Kosovë është midis 400 euro deri 500 euro në muaj.

Nga mesatarja e kësaj pagese mujore janë vërejtur dallime gjinore me 0.4 për qind më e lartë te burrat sesa te gratë.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas Bankës Botërore, Kosova ka nivelin më të ulët të punësimit të grave.

Sipas një raporti të Bankës Botërore, në vitin 2019 Shqipëria kishte shkallën e punësimit të grave mbi 50 për qind, Mali i Zi dhe Serbia afër 50 për qind, Maqedonia e Veriut mbi 40, derisa Bosnjë e Hercegovina rreth 30 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore