Euro 2020

Spanja dhe Franca në miqësoret pak ditë para Evropianit


Kur kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në fillimin e Evropianit, skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit.

Stërvitje në vende të ndryshme e miqësore me skuadra të rangut më të ulët.

Janë këto mënyrat që trajnerët e skuadrave të Evropianit i përdorin për të testuar secilin nga 26 lojtarët e ftuar.

Sonte, më 8 qershor, dy nga skuadrat favoritë për të ngritur në qiell trofeun e EURO 2020, Franca dhe Spanja, luajnë miqësoret e tyre.

Franca, që është pjesë e grupit të vdekjes, me Portugalinë, Gjermaninë e Hungarinë, sonte luan përballë Bullgarisë.

Deschamps pritet që të përdorë dy formacione të ndryshme, një për pjesën e parë, një për pjesën e dytë.

Francezët vijnë pas fitores 3-0 në “Stade de France” përballë Uellsit.  Pikërisht në këtë stadium ata përballen edhe me Hungarinë, me fillim në orën 21:10.

Rrugëtimin në EURO 2020, Franca e nis të martën e 15 qershorit, me super duelin përballë Gjermanisë.

Spanja e Luis Enrique-s, në “Butarque” të Leganes, përballet me Lituaninë.

Iberikët vijnë pas barazimit 0-0 me Portugalinë.

Luis Enrique, që për herë të parë në histori të Spanjës, nuk ka përshfirë asnjë futbollist të Real Madrid-it në list, pritet të bëj rotacionë të mëdha sonte.

Spanja do të jetë pjesë e grupit E, bashk me Suedinë, Poloninë dhe Slloveninë.

Rrugëtimit në EURO 2020 ata e nisin më 14 qershor, përballë Suedisë, në Sevilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore