Stil

Si arriti Milano të bëhej kryeqyteti i modës në botë?


Italia ka qenë e njohur për rrobaqepësinë, modelet luksoze dhe mjeshtërinë e saj me cilësi të lartë qysh nga shekulli i 11-të.

Madje, qyteti i Milanos njihet si një nga kryeqytetet më të rëndësishme të modës në botë, i cili ka krijuar një histori të gjatë në fushat e saj, tekstileve dhe dizajnit në përgjithësi.

Ky qytet ishte i njohur për prodhimet e tij, pasi që ishte mjaft i favorizuar me gjendjen e mirë ekonomike që mbizotëronte në të dhe cilësinë e fabrikave prodhuese.

Për sa i përket popullit italian, thuhet se stili i tyre u frymëzua pjesërisht nga moda franceze, por ishte i adaptuar sipas shijeve lokale, e kjo përfshinte një stil përgjithësisht të “zymtë” dhe të “thjeshtë”.

Interesi i përgjithshëm për stilimin e rrobave u pasqyrua në numrin e revistave të modës që qarkullonin nëpër qytete si dhe në faktin që njerëzit ishin të gatshëm të ndiqnin trendet.

Gjatë kësaj periudhe, qyteti ishte një nga centralet më të mëdha industriale në Itali dhe kishte një ekonomi të larmishme të modës dhe veshjeve e cila bazohej më shumë në punëtori të vogla sesa në kompani të mëdha.

Rëndësia e kësaj industrie vazhdoi të përhapej nëpër qytete me një shpejtësi të madhe.

Në fillim të shekullit 20-të, nga 175.871 punëtorë, 42.711 prej tyre ishin në sektorin e veshjeve.

Milano vazhdoi zgjerimin e tij, me një numër të madh dizajnerësh që kontribuan në imazhin e këtij qyteti për ta bërë një kryeqytet stilistik.

Duke filluar si një qendër e modës në mesjetë dhe rilindje, ata vazhduan traditën e tyre deri në ditët e sotme.

Në vitin 2009 Milano zyrtarisht u shpall kryeqyteti i modës në botë nga “Global Language Monitor”.

Ndërsa, për dallim nga qytetet e tjera, Milano ka dy javë mode, një në pranverë dhe tjetrën në vjeshtë.

Disa prej disenjatorëve më të njohur në botë, e të cilët me origjinë janë nga Milano, përfshijnë; Giorgio Armani, Valentino Garavani, Gianni Versace, Gianfranco Ferrè, Miuccia Prada, Krizia, Moschino, Etro, Trussardi, Missoni dhe Dolce & Gabbana.

Milano, qytet i njohur edhe për shtëpitë e modës, posedon një listë të gjatë prej të cilave nuk mund të mos e përmendim “Pradën”, “Armanin”, “Dolce & Gabbanan” apo “Versace”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore