Lajme

Shkollat fillore në Utah ndalojnë Biblën për ‘vulgaritet dhe dhunë’


Një distrikt shkollor në shtetin amerikan të Utah ka hequr Biblën nga shkollat fillore dhe të mesme për shkak se përmban “vulgaritet dhe dhunë”.

Lëvizja vjen pas një ankese nga një prind se Bibla e shtëpisë botuese “King James” ka materiale të papërshtatshme për fëmijët.

Qeveria republikane në Utah, miratoi një ligj në vitin 2022, që ndalonte librat “pornografikë ose të pahijshëm” nga shkollat.

Shumica e librave që janë ndaluar deri më tani kanë të bëjnë me tema të tilla si orientimi seksual dhe identiteti.

Ndalimi i Biblës vjen mes një përpjekjeje më të madhe të konservatorëve amerikanë në shtete për të ndaluar mësimet mbi tema të diskutueshme si të drejtat LGBT dhe identiteti racor.

Ndalimet për disa libra që konsiderohen fyese janë gjithashtu në fuqi në Texas, Florida, Missouri dhe South Carolina.

Disa shtete liberale kanë ndaluar gjithashtu librat në disa shkolla dhe biblioteka, duke përmendur përmbajtjen e perceptuar fyese racore.

Vendimi i Utah-s u mor këtë javë nga Distrikti i Shkollës Davis në veri të Salt Lake City pas një ankese të paraqitur në dhjetor 2022.

Zyrtarët thonë se kanë hequr tashmë shtatë ose tetë kopjet e Biblës që kishin në raftet e tyre, duke vënë në dukje se teksti nuk ishte asnjëherë pjesë e kurrikulës së studentëve.

Komiteti nuk elaboroi arsyetimin e tij ose cilat pasazhe përmbanin “vulgaritet apo dhunë”.

Sipas gazetës Salt Lake Tribune, prindi që u ankua tha se Bibla e King James “nuk ka ‘vlera serioze për të miturit’, sepse është pornografike sipas përkufizimit tonë të ri”, duke iu referuar ligjit të vitit 2022 për ndalimin e librave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore