Sport

Schmeicel i gatshëm të nënshkruaj me Nice-n


Foto: Giuseppe Maffia. Rome Stadio Olimpico Rome Italy

Kapiteni i Leicester City-t, Kasper Schmeichel, do të nënshkruajë për skuadrën e Ligue 1, Nice, pasi iu nënshtrua testeve mjekësore këtë javë.

Portieri, 35 vjeç, ka qenë te Leicester që nga viti 2011, duke fituar Premier League, FA Cup dhe Community Shield.

Schmeichel ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi kampionatin në 2013-14.

Ai ndjek Aaron Ramsey në Nice pasi uellsiani, 31 vjeç, gjithashtu iu bashkua klubit francez pas përfundimit të kontratës së tij me Juventus.

Schmeichel, i cili luajti 84 herë për Danimarkën, kishte marrë leje të largohej nga Leicester dhe nuk ishte i përfshirë në miqësoren e tyre parasezonale kundër Sevilla-s të dielën.

Leicester është i vetmi klub në pesë ligat më të mira të Evropës që nuk ka nënshkruar asnjë lojtar këtë verë – dhe menaxheri Brendan Rodgers pranoi se duhej t’i menaxhonin me kujdes financat e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore