Lajme

Rrëmbehet me forcë një person në Prishtinë


Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer me forcë një person të shtunën e 16 prillit në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

Sipas organeve të rendit, lidhur me rastin njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt

Ndërkaq sipas raportit të policisë, në Termocentralin Kosova A janë vjedhur rreth 200 kilogramë kabllo elektrike.

“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg”.

Policia ka bërë të ditur se vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar.

“I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore