Përballje

Ronaldo shënon golin e parë të sezonit për Manchester United


Cristiano Ronaldo më në fund ka arritur ta gjejë golin e parë për këtë sezon me fanellën e Manchester United-it.

Ylli portugez ka shënuar në ndeshjen e Ligës së Evropës, që ekipi i tij është duke e fituar me rezultat 0:2 në udhëtim te Sheriff Tiraspol.

37-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 39-të të ndeshjes.

Kujtojmë që CR7 tashmë e ka humbur vendin në formacionin titullar të “djajve të kuq”, por në këtë ndeshje të Ligës së Evropës, sikurse edhe në të parin, ai u hodh në formacionin startues nga trajneri i tij Erik ten Hag.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore