Sport

Ronaldo nuk votoi fare për lojtarin më të mirë të FIFA-s, Messi bëri zgjedhje interesante


FIFA zgjodhi më të mirët për vitin 2022 në mbrëmjen e kaluar në Paris, ku Lionel Messi e fitoi çmimin “Best FIFA Football Aëards 2022”.

Të drejtë vote kishin kapitenët dhe trajnerët e kombëtares si dhe disa gazetarë, por çuditërisht, Cristiano Ronaldo nuk votoi në cilësinë e kapitenit të Portugalisë.

Arsyet nuk janë bërë të ditur nga kombëtarja e Portugalisë (theksojnë mediumet e mëdha botërore), derisa në vend të CR7 votoi ish-mbrojtësi i Real Madrid-it, Pepe.

Ky i fundit, si lojtarin e parë më të mirë e votoi Kylian Mbappe-n, derisa dy votat tjera i dha për ish-shokët e tij të skuadrës në Madrid, Luka Modric-in edhe Karim Benzema-n.

Pra, as nga Pepe nuk kishte votë për fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messi-n.

Interesant është fakti, se trajneri i posa emëruar i Portugalisë, Roberto Martinez, ia dha pikërisht votën e parë Messi-it, ndërsa dy të tjerat i dha për Kevin De Bruyne-n dhe Kylian Mbappe-n.

Ndërkohë, Messi në cilësinë e kapitenit të Argjentinës, votat i dha për: Neymar dhe Mbappe të parin dhe të dytin, ndërsa zgjedhja e tretë shkoi për Karim Benzema-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore