Sport

Rio Ferdinand-i i sugjeron United-it sulmuesin e Everton-it


Manchester United-i është i lidhur me një mori emrash për sulmin. Por ish-lojtari i Djajve të Kuq, Rio Ferdinand-i, beson se sulmuesi i duhur për Ole Gunnar Solskjaer-in është lojtari i Everton-it, Dominic Calvert-Lewin-i.

24-vjeçari, i cili humbi ndeshjen e fundit në kampionat përballë Brighton-it, po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Deri më tan, ai ka shënuar 19 gola në 32 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

United-i po kërkon një sulmues, pasi Edinson Cavani pritet të largohet drejt Amerikës së Jugut. Dy yjet e Borussia Dortmund-it janë të lidhur me një kalim tek United-i, Erlind Haaland-i dhe Jadon Sancho.

Duke folur për kanalin e Youtube-t, Five TV, Ferdinand-i tha dhe dëshirën e tij, që United-i të kërkojë sulmuesin afër shtëpisë (Angli).

“Dominic Calvert-Lewin-i, sepse e dua atë”, tha ish-kapiteni i United-it.

“Unë e kam parë shumë Everton-in këtë vit dhe është ai që shqetëson mbrojtësit. Ai nuk është ai lojtar që dëshiron të përballesh javë pas jave. Është agresiv, sulmon topin”.

“Unë isha duke folur me Carlo Ancelotti-n në fillim të këtij viti dhe ai përmendi Inzaghi-n dhe tha se nuk i duheshin shumë mundësi për të shënuar gola. Ai shënon gola brenda dhe jashtë zonës së rreptësisë”.

Ferdinand-i beson se United-i do të ketë përparësi në objektiva të tjerë përpara Calvert-Lewin-it, por mendon ende se mund të jetë një marrëveshje e shkëlqyer nëse palët bien dakord.

“Unë mendoj se ai do të ishte nënshkrim fantastik për United-in”, shtoi Ferdinand-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore