Shqipëria

Mashtrimet me kreditë nga MCA, Sejko shpjegime tek Ekonomia: S’kishim informacion për hetime


Banka e Shqipërisë ka pezulluar për herë të dytë licencën e institucionit financiar jo bankë ‘Micro Credit Albania’, i cili nuk do të japë dhe as nuk do të ristrukturojë kredi deri në qershor të këtij viti.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë Sejko tha se subjekti i është nënshtruar kontrolleve dhe i ishin lënë një numër rekomandimesh.

“Në vitin 2022, pas konstatimit se rekomandimet nuk ishin zbatuar dhe nuk ishin adresuar problamikat Banka e Shqipërisë pezulloi ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, përfshi dhe blerjen e kredive të reja për të cilat ishin licencuar. Në ekzaminimin e fundit në dhjetor 2023 BSH ashpësori masat që ndonëse  e klasifikuar si pezullim e vendoste MCA-në në kushtet e revokimit faktik të licencës”.

Kështu, sipas Sejkos “MCA iu ndalua të ushtronte veprimtarinë për të cilat ishte licencuar duke iu lejuar vetëm shitja e portofolit që administronte tek subjektet e licencuara nga BSH dhe reflektimi i menjëhershëm në ulje të detyrimit I cdo pagese të kryer”.

Micro Credit Albania nuk ka ushtruar aktivitetin edhe përgjatë vitit 2023 për shkak të shkeljeve të shumta që u konstatuan nga Departamenti Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

“Kjo kompani ka 15.944 klientë kredimarrës. Nga këta 90% e tyre kanë marrë vendim gjykate, ose që janë në proces përmbaruesish. N total kompania MCA ka blerë portofole me një vlerë 9.6 mld lekë është, nga të cilat është rekuperuar 10% e këtij portofoli. Në total pranë nesh janë bërë 85 ankesa janë bërë ndaj këtij subjekti”, tha ai.

Gjithashtu, guvernatori sqaroi se Banka e Shqipërisë nuk ka kompetencë për të monitoruar përmbaruesit.

“Ne nuk licencojmë apo mbikëqyrim përmbaruesit gjyqësor, dhe ne nuk i monitorojmë barrën financiare që krijohet për qytetarët, është kompetencë e Gjykatës, që ka dhënë urdhër për shlyerjen e detyrimit të papaguar. Ne nuk mund të ndërhyjmë në marrëdhënien e MCA me përmbaruesit gjyqësor, juridiksionin e kanë vetëm organet gjyqësore”.

Sejko tha se nuk ka pasur asnjë informacion që kompania MCA, po hetohet për mashtrim financiar.

“Ne nuk kishim informacion mbi mashtrimin financiar, ato që ne kemi evidentuar janë ato që kemi ne kompetencë, dhe ne vendosëm të pezullonim licencën. Pas një viti në fund të 2023, ne bëmë kontrollin përsëri, dhe u vu re përsëri devijancë. As nga prokuroria nuk kemi pasur informacion pasi e kemi pyetur, nëse ndaj këtij subjekti kishte hetim për mashtrim financiar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore