Auto

Shitja e makinave bie në 22%


HIS Markit ka parashikuar se shitjet e automjeteve në mbarë botën do të bien në 22% në 70.3 milionë njësi. Krahasuar me një vit më parë, rënia udhëhiqet nga SHBA-të dhe përllogaritet të jetë 26.6% në 12.5 milionë njësi.

“Natyra e papritur dhe e befasishme e ndikimeve të pandemisë, po godet rëndë sektorin e automjeteve me nivele të pashembullta pasigurie rreth perspektivave domethënëse drejt një rimëkëmbjeje globale”, sqaron Colin Couchman, drejtor ekzekuttiv.

Në SHBA shumë dyqane të shitjes së automjeteve janë mbyllur. Disa prej tyre kanë vazhduar me shitjet online, mirëpo këto shitje nuk e zëvendësojnë trafikun e shitjeve në dyqan.

IHS parashikon që Kina e cila posedon tregun më të madh të automjeteve në botë të bjerë me më shumë se 15.5% në 21 milionë njësi.

Në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Qendrore, IHS parashikon një rënie të shitjeve prej 24.9%, në 13.6 milionë njësi. Tregjet evropiane, thotë firma, “do të përjetojnë cikle të përziera të rimëkëmbjes, bazuar në kufizimet dhe udhëzimet lokale, së bashku me mbështetjen e larmishme ekonomike dhe sigurimin e stimulit”.

Bashkë me rënien e shtijeve pritet të bjerë edhe prodhimi global i automjeteve në 21.2%, rënie prej 18.8 milionë njësi.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore