Sport

Real Madrid, opsioni i ri për mbrojtjen vjen nga Sevilla


Klubi nga kryeqyteti, Real Madrid-i ndjek me interes evolucionin e lojtarëve që i shohin me perspektivë për të ardhmen. Sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë që luajnë në role, ku aktualisht të bardhët po hasin vështirësi.

Krahu i djathtë i mbrojtjes mbetet problem serioz për Real-in. Dani Carvajal nuk ofron garanci fizike, pas dëmtimeve të shpeshta dhe të rënda që ka pësuar.

Alternativa e tanishmë është vetëm, Lucas Vazquez-i. Ai nuk është mbrojtës i mirëfilltë krahu edhe pse i improvizuar në atë rol, ja ka dal disi të bëjë paraqitje të mira.

Alvaro Odriozola, nuk e ka përmbushur pritshmërinë në “Santiago Bernabeu”. Momentalisht është huazuar te Fiorentina në Serie A, por nuk ka bindje se do të rikthehet për të marrë rol titullari.

Të gjendur në këto kushte, Real Madrid-i ka piketuar, Gonzalo Montiel-in si përforcimin e duhur. 24-vjeçari i Sevilla-s, edhe pse në sezonin e tij të parë në La Liga është përshtatur mjaft mirë.

Argjentinasi u ble nga Rever Plate për shifrën e 11 milionë eurove në gushtin e kaluar. Aktualisht vlera e tij shkon në rreth 20 milionë euro. Ai është dhe pjesë e Kombëtares së Argjentinës, me të cilët numëron 13 paraqitje.

Këtë sezon, Montiel-i numëron gjashtë paraqitje, një gol dhe një asist në La Liga. Gjithashtu ka bërë dhe tre paraqitje në Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore