Shqipëria

Elbasan: Rama ndalon inspektimin, shkaku Ezani


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, inspektuan rehabilitimin e brendshëm të lagjeve të Elbasanit.

Gjatë procesit të rehabilitimit të brendshwm të lagjeve ka pasur shpronësime në disa vende. Banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre në prishjen e këtyre banesave. Po vijojnë punimet për rijetëzimin dhe organizimin urban të blloqeve të brendshme në Elbasan. Pritet që ky investim t`i vijë në ndihmë bizneseve private.

Në zonën e Fushë-Mbretit po kryhet po ashtu rehabilitimi i rrugës. Nga rikonstruksioni i kësaj rruge do të përfitojnë rreth 8 mijë banorë. Po ashtu dhe qendra shëndetësore në këtë zonë është rikonstruktuar së fundmi. Qendra e vjetër e lagjes po ridimensionohet.

Gjatë inspektimit të punimeve në Elbasan, kryeministri Edi Rama ndaloi së foluri dhe priti në shenjë respekti derisa të mbaronte thirrja e Ezanit.

Kryeministri tha se me rritjen e mundësive do të investohet më shumë.

“Po të kishim mundësi s`do i kishim lënë pa bërë, po duhet të rrisim mundësitë”, shtoi Rama.

Balla tha përfshirja e këtij investimi plotëson nevojat maksimale të Elbasanit për këtë vit. Ky investim u ndërmor pavarësisht vështirësive në aspektin buxhetor.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore