Sport

PSG rrëmben trajnerin e Nice, këta të fundit gjejnë zëvendësuesin


Klubi francez, Nice, ka pranuar ofertën e Paris Saint Germain për ta liruar trajnerin e tyre, Christophe Galtier.

Ky i fundit kishte arritur akordin me PSG-në para pak ditësh, por kishte edhe dy vite kontratë më Nice-n, të cilët përfituan 10 milionë euro nga prishja e kontratës.

Galtier do ta zërë vendin e Mauricio Pochettino-s, i cili shumë shpejt pritet të largohet nga kryeqyteti francez.

Përveç Nice, Galtier ka drejtuar më parë skuadra si Lille dhe St Etienne, ndërkohë që sezonin e ardhshëm do të punojë me emra si Leo Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Por, menjëherë pas largimit të Galtier, Nice ka punuar për ta zëvendësuar atë. Bëhet fjalë për trajnerin Lycien Favre i cili rikthehet përsëri në pankinën e klubit të Ligue 1.

Tekniku zviceran drejtori Dortmundin në periudhën korrik 2018 – dhjetor 2020, duke fituar një Superkupë dhe duke i shpallur verdhezinjtë gjermanë nënkampionë.

64-vjeçari, i cili ka punuar edhe me klube si M’Gladbach dhe Hertha Berlin, si dhe drejtoi Nice-n në 99 ndeshje në vitet 2016-2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore