Sport

PSG nuk po ndalet, lojtari i radhës në radarin e tyre është Paul Pogba


Paris Saint-Germain nuk duket se e ka ndërmend të ndalet në rrugën për të ndërtuar një ‘super’ ekip.

Deri tani, skuadra franceze ka siguruar shërbimet e tre futbollistëve, të gjithë në mesin e më të mirëve në pozitën ku luajnë.

Në portë, ata kanë sigururar shërbimet e portjerit 22-vjeçar kampion evrope, Gianluigi Donnarumma.

Në mbrojtje, është afruar ish-kapiteni legjendar i Real Madrid-it, Sergio Ramos.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, nga Inter-i, PSG ka siguruar shërbimet e fantazistit marokien, Achraf Hakimi.

Në mesfushë, nga Liverpool-i ata kanë transferuar holandezin Georginio Wijnaldum.

Por, duket se ata nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Sipas tabloidit anglez, the Athletic, PSG tani ka kthyer sytë nga një tjetër yll i futbollit botëror, që është Paul Pogba.

Paul Pogba ka edhe një vit në kontratë me Manchester United, dhe ai dëshiron largimin.

Në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero, United është e gatshme ta shesin këtë verë.

Ata kërkojnë rreth 55 milionë euro për shërbimet e Pogba-s, shifër kjo që për PSG është lehtë e kapshme.

Tashmë kanë nisur edhe bisedimet mes futbollistit dhe klubit francez.

Transferimi i Pogba-s në kryeqytetin francez, duket vetëm qështje kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore