Lajme

Profesori slloven: “Orbani satelit i Putinit, Jansha satelit i Orbanit – Sllovenia i tha jo politikave të tilla”


Drejtori i Institutit për Studime Ballkanike të Lindjes së Mesme (Ifimes) në Ljubljanë, Zijad Beçiroviç.

Sllovenët treguan pjekuri politike që nuk e votuan Januz Janshën, ka thënë drejtori i Institutit për Studime Ballkanike të Lindjes së Mesme (Ifimes) në Ljubljanë, Zijad Beçiroviç.

Politikat e mbrapshta të Januz Janshën që Slloveninë shihnin ta kthenin në “Hungari të vogël”, nuk kaluan në zgjedhjet parlamentare sllovene, thai a.

“Fitorja e Lëvizjes për Liri dhe Robert Golob, dërgoi mesazh të fortë se votuesit sllovenë kanë treguar pjekuri politike dhe përgjegjësi duke i thënë ‘Jo’ politikave të mbrapshta të Januz Janshës dhe Partisë Demokratike të Sllovenisë (SDS), që Slloveninë deshën ta bëjnë ‘Hungari të vogël’”, ka thënë ai për “Radiosarajevo”.

“Sllovenët i bënë opozitë Janshën me laps në duar, për çka sllovenëve iu deshën pesë vite për t’u çliruar në strukturën e natyrshme mentale e Sllovenisë, si komb anti-fashist”, ka thënë ai.

Beçiroviç këto zgjedhje i quajti plebishit, dhe se politikat e anti-evropiane mobilizuan rreth 70 përqind të elektoralit.

“Le të rikutjojmë non-papers që iu atribuuan Janez Janshës dhe sekuencën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, të cilët në praktikë konfirmuan ekzistencën e tyre. Qëllimi i non-papers ishte rishkrimi i kufijve dhe destabilizimi i Ballkanit, që është në interes të Rusisë”.

“Viktor Orban është satelit i Vladimir Putinit në BE dhe NATO, dhe Jansha satelit i Orbanit. Për këtë arsye zgjedhjet parlamentare në Slloveni janë disfatë për Putinin”, tha Beçiroviç.

Januz Jansha pësoi disfatë të thellë kundër kandidatit opozitar Robert Golob në zgjedhjet e 24 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore