Kosova

Pritjet për dalje mbi një orë në vendkalimin kufitar Merdarë


Pika kufitare në Merdare.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se ka kolona e pritje sërish në pikat kufitare në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivoda.

Qytetarët po presin deri në një orë e gjysmë për dalje nga Merdara, kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare.

Sa i përket pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, udhëtarët po presdin deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova.

Pritjet për hyrje dhe dalje në pikat e tjera kufitare janë nga 5 deri në 10 minuta.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndryshe, në muajin korrik bashkatdhetarët janë detyruar të presin në pikat kufitare me Serbinë për hyrje.

Pritjet më të gjata ishin regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike bashkëatdhetarët janë detyruar të presin 40 minuta.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore