Lajme

Prishtinë: Konfiskohen 10 kg narkotikë, arrestohet i dyshuari


Narkotikë të konfiskuar nga Policia e Kosovës

Njësia reagimit të shpejtë e Policisë së Kosovës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, gjatë një kontrolle të një makine të tipit BMW X5 me tabela vendore, ka konfiskuar 10 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin B.C. mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, Posedimi, shitja ose shperndarja e pautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose  analoge” nga neni-273.

Automjete në të cilin është gjetur lënda narkotike

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 thuhet në njoftimin e PK-së.

“Gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policor kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë”.

Lidhur me rastin policia ka angazhuar edhe njësinë e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë.

Gjithashtu policia njofton se ka ndërmarr veprime të tjera operative ku gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, kanë gjetur “dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj”.

Gjatë kontrollit policor janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë Veriore si dhe telefona mobil; samsung, nokia.

Telefonat mobil të konfiskuar nga Policia si provë materiale
Mjetet financiare të konfiskuara nga Policia si provë materiale
Substanca narkotike e gjetur në automjet
Substanca narkotike e kamufluar e gjetur në pjesën e pasme të automjetit

Pas aktvendimit të prokurorisë i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme thuhet në njoftimin e PK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore