Përballje

Prishtina kalon në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve


Prishtina e ka mposhtur kampionin e Andorrës, Inter Escaldes me rezultat 2:0, në kuadër të garës preliminare të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Kështu kampioni i Kosovës, ka arritur kualifikimin historik në fazën e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Bardhekaltërit në përgjithësi kontrolluan lojën dhe golin e gjetën në minutën e fudnit të pjesës së parë, ku pas një aksioni fantastik, shënoi Endrit Krasniqi.

Dellova pasoi te Besnik Krasniqi, i cili ul bukur për Xhevdet Shabanin, ndërsa ky gjuan përtokë e topi i devijuar nga mbrojtja vjen te Endrit Krasniqi që shënoi nga afër për 1:0.

Edhe pjesa e dytë ishte në favor të Prishtinës, të cilët shënuan në minutën e 58-të, ku autor i golit ishte përsëri Krasniqi, që njëkohësisht ishte goli i tretë i tij në këtë garë preliminare.

Pas golit kryeqytetasit e menaxhuan ndeshjen më mirë, duke krijuar edhe disa raste me Kryeziun dhe Mankendën, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Me këtë fitore Prishtina kalon në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve ku do të takohet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore