Gjykata Speciale

Pranohet si provë një akt-ekspertizë në procesin ndaj Pjetër Shalës


Pjetër Shala.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia të mërkurën ka lëshuar dy urdhra, ku njëri prej tyre ka përfshirë pranimin e një akt-ekspertize si provë materiale që lidhet me dëmtimin që ka pasur një viktimë pjesëmarrëse në proces.

Gjyqtarja Veldt-Foglia, ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar se ekspertiza përmban informacion të rëndësishëm ndërsa prova materiale është pranuar me kërkesën e mbrojtjes së viktimave në këtë çështje gjyqësore.

“Trupi gjykues konstaton se akt-ekspertiza është e rëndësishme sepse përmban informacion lidhur me dëmtimin që ka pësuar një prej viktimave pjesëmarrëse në proces, si dhe ndikimin që ka pasur ky dëmtim tek viktima”, tha gjykatësja.

Gjykatësja njoftoi se mbrojtja e Pjetër Shalës, nuk e ka kundërshtuar pranimin në prova të akt-ekspertizës.

Kurse, urdhri i dytë që është lëshuar nga trupi gjykues kishte të bënte me procedurën e dënimit që ata do të japin lidhur me këtë çështje.

“Në qoftë se i akuzuari do të konstatohet fajtor për një apo më shumë krime që e ngarkon akuza, atëherë trupi gjykues do të marrë vendim për dënimin e përshtatshëm së bashku me aktgjykimin në përputhje me rregullën 159-6 të rregullores”.

Gjyqtarja Veldt-Foglia

“Rrjedhimisht, trupi gjykues i urdhëron mbrojtjes që të paraqes provat për dënimin”.

Gjithashtu, trupi gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të parashtrojë historikun penal të Shalës, në afate kohore që do të përcaktohen më vonë.

“Të parashtrojë historikun penal të të akuzuarit së bashku me çdo historik të dënimeve të mëparshme për vepër penale në përputhje me rregullën 163 të rregullores, jo më vonë se mbyllja e paraqitjes së provave nga mbrojtja”.

Trupi gjykues lëshoi edhe urdhër për mbrojtjen e viktimave.

“Trupi gjykues urdhëron mbrojtjen e viktimave që nëse dëshiron të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me dënimin në dosjen përfundimtare të tyre, në deklaratën për ndikimin që ka pasur krimet e pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në proces ose në deklaratat mbyllëse të tyre përkatëse”.

ZPS-ja kërkoi që të informohej se cilët dëshmitarë parashikohet që të dëgjohen në bllokun e ardhshëm të dëshmitarëve në këtë çështje.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të mërkurën e 25 tetorit, ka përfunduar dëshminë e tij 3-ditore dëshmitari Mark Shala në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmitari Mark Shala: U largova nga ushtria e Kroacisë për t’u bashkangjitur në UÇK në mars të 1999

Prokurorja për deklaratat e Mark Shalës: Ka mospërputhje mes dëshmisë dhe asaj që është dhënë më 2019 për ZPS-në

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore