Gjykata Speciale

Prokurorja për deklaratat e Mark Shalës: Ka mospërputhje mes dëshmisë dhe asaj që është dhënë më 2019 për ZPS-në


Dëshmitari Mark Shala.

Dëshmitari Mark Shala, ka vazhduar dëshminë edhe gjatë ditës së martë, ku është thënë se ka pasur mospërputhje në deklaratat e dëshmitarit Shala me ato që ishin dhënë në vitin 2019 në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Prokurorja Gaia Pergolo, u shpreh se mospërputhja e deklaratave vjen në përshkrimin që ai ua bën dy takimeve që sipas tij i ka pasur me Pjetër Shalën gjatë periudhës së luftës.

“Dje thatë se kur je takuar për herë të parë keni thënë se donit të shkonit në front dhe që nuk kishit ndermen të ktheheni pa përfunduar lufta dhe ia dhatë një armë. Herën e dytë je takuar në një kafe para përfundimit të luftës. Kemi konstatuar një serë mospërputhjesh mes dëshmisë tuaj dje dhe deklaratës dhënë ZPS-së në vitin 2019”, tha prokurorja.

Dëshmitari gjatë së hënës deklaroi se në takimin që kishte pasur me Pjetër Shalën, ky i fundit i kishte kërkuar armë për t’iu bashkuar luftës.

Kurse prokurorja Pergolo, kërkoi shpjegim se pse nuk e ka përmendur një gjë të tillë në deklaratën e vitit 2019.

“Kjo është pjesa që keni deklaruar në ZPS-së në vitin 2019 fjalën për të akuzuar, shumë pak ka qëndruar në Kukës kur kemi ardhur e kam takuar tek Ruzhdi Saramati e kam pa vetëm një herë”.

Prokurorja Gaia Pergolo.

“U largua në drejtim të paditur dhe kam menduar që i ka ndodhë diçka dhe para përfundimit të operacionit “Shigjeta” e kam pa ka thënë se dua të shkoj në vijë të parë të frontit, pastaj s’e kam pa, kam dëgjuar pas përfundimit të operacionit që është kthyer në Kosovë dhe nuk e di ku ka shkuar”, tha prokurorja Pergolo.

Ajo e pyeti nëse mund ta qartësojnë dallimin mes deklaratave të prokurorit me arsyetimin se ka thënë që në vitin 2019 kur e kishte takuar për herë të parë ishte me Ruzhdi Saramatin dhe ai u largua në drejtim të panjohur dhe se nuk ka përmendur se i kishte kërkuar armë

“Mua po më duket se këtu është një moskuptim apo kuptim i asaj çka kam thënë. Kam thënë se e kam takuar dy herë në muajin prill dhe kur jam takuar unë në atë kohë ai ka qenë tek Ruzhdi Saramati dhe ai u takua me mua jo me Ruzhdinë”.

“Në atë takim e ka kërkuar një armë, më nuk e kam pa deri në fund të qershorit, atëherë e kam takuar edhe një herë. Ndoshta është bërë gabim në përkthime. E vërteta është që Pjetrin e kam parë dy herë, një herë në muajin prill dhe herën e fundit në qershor pak para mbarimit të luftës”, tha dëshmitari.

Sipas prokurores Pergolo, dëshmitari në vitin 2019 kërkesën e Pjetër Shalës për armë e ka ndërlidhur me takimin e dytë.

“Në vitin 2019 nuk keni thënë që iu është kërkuar një armë dhe ia keni dhënë. Këtë e keni lidhur me takimin e dytë, për të cilin keni thënë se ka ndodhur në fund majit dhe qershorit, në fakt përpara përfundimit të operacionit “Shigjeta”, tha prokurorja Pergolo.

Lidhur me atë se çka tha prokurorja, dëshmitari theksoi se Pjetër Shalës nuk iu është dashur arma në mbarim të luftës dhe se ajo iu është kërkuar në takimin e parë.

“Ai armën e ka kërkuar në takimin e parë. Takimi i fundit ka qenë takim lamtumire. Armën e ka kërkuar në takimin e parë dhe në bazë të fjalëve të tij do të shkonte në vijën e frontit”.

Prokurorja tha se ka mospërputhje edhe me vendndodhjen e të akuzuarit sipas deklaratave që dëshmitari i ka dhënë dje dhe në vitin 2019.

“Pas takimit të parë me ju, i akuzuari u largu në drejtim të panjohur, por dje na thatë se pas atij takimi ishit i bindur 1 milion për qind që ka shku në front, me vonë thatë në drejtimin e 4 Kukës-Morinë-Goruzhub”, tha prokurorja.

Dëshmitari tha se në takimin e dytë që kishte pasur me Pjetër Shalën ishte njoftuar se në çfarë drejtimi kishte shkuar.

Ndërsa i pyetur për dënimin që është shqiptuar ndaj Sabit Gecit e Xhemshit Krasniqit, Shala u shpreh se për këtë informacion “ka dëgjuar në media”.

Dëshmitari Mark Shala: U largova nga ushtria e Kroacisë për t’u bashkangjitur në UÇK në mars të 1999

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore