Sport

Pikëpyetja Dybala për Juventus-in


Negociatat për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas, Paulo Dybala-s dhe Juventus-it, kanë ngecur. Kontrata aktuale përfundon në 2022 dhe rinovimi ka mbetur pezull, përsa kohë nuk ka një marrëveshje mbi pagën e lojtarit.

27-vjeçari ka qenë jashtë fushave për disa kohë, për shkak të dëmtimit në gju. Sulmuesi ka kohë që është i lidhur me një largim nga bardhezinjtë dhe klubi është duke shqyrtuar mundësitë.

Mundësia e parë është që La Joya të rinovojë dhe të qëndrojë në Torino, ku sezonin e shkuar ai u shpallë si lojtari më i mire i Serisë A.

Nga ana tjetër, ai mund të largohet në verën e ardhshme me parametra zero. Juventus-i pagoi 35 milionë euro për të, në 2015, kur e nënshkroi nga Palermo.

Momentalisht lojtarit i është ulur vlera, nga dëmtimet e pësuara dhe afërsia me skadencën e kontratës, por përsëri qëndron sipër vlerës që u ble. Për Dybala-n thuhet se ka oferta 55-60 milionë euro nga Anglia.

 

Nëse nuk rinovon deri në verë, Dybala do të nxiret në shitje, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e shkëmbimit si ajo e tipit, Pjaniç – Arthur.

Deri tani flitet se mund të ketë shkëmbim me Antoine Griezmann-in e Barcelona-s ose Mauro Icardi-n e PSG-së.

“Ne do të shikojmë të gjitha opsionet e disponueshme në treg”, tha zëvendëspresidenti i Juventus-it, Pavel Nedved-i, për DAZN.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore