Sport

Peja – Bashkimi mbyllë javën e parë në Superligën e Basketbollit


ArtMotion Superliga e Kosovës në Basketboll e nisi sezonin e ri të martën.

Prishtina e nisi sezonin në mënyrë perfekte, duke e shkatërruar Dritën me rezultatin 56 – 124.

Të mërkurën u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera.

Trepça arriti fitoren me tre pikë diferencë përballë Golden Eagle Yllit pas një ndeshje shumë të luftuar.

Mitrovicasit e nisën kampionatin mjaft mirë, me Drilon Hajrizin që ishte basketbollisti më i mirë i ‘xehëtarëve’.

Në ndeshjen tjetër, Prizreni 16, që ishte Ponte Prizreni gjatë sezonit të kaluar, fitoi me rezultat 106 – 96 përballë Rahovecit.

Prizreni 16

Sonte zhvillohet ndeshja e fundit, me Pejën që pret Bashkimin.

Pejanët e përforcuar, nisin rrugën drejtë titullit kundër rivalëve të vjetër prizrenas.

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ndeshja fillon në orën 19:00 dhe zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore