Zgjedhjet në Shqipëri

PD: Rama na sulmon me pretendime te rreme


Një kundërpërgjigje ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama për tubime të paligjshme, ka ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

“Rama e di që do të humbasë, ndaj po përpiqet të sulmojë takimet tona elektorale duke përdorur pretendime të rreme”, shkruhet në faqen e PD-së në Twitter.

Nga demokratët pretendohet ndërkohë se e “vetmja gjë që Rama di të bëjë, është të fajësojë çdokënd për dështimet e tij”.

“Partia jonë funksionon si çdo parti në Shqipëri – në zbatim të ligjit dhe në mënyrë demokratike”.

Gjithsesi, në tubimet e PD-së, vihet re qartë se masat anti-Covid nuk janë gjithnjë të zbatuara. Simpatizantët demokratë nuk përdorin maskat mbrojtëse. Distancomi social nuk respektohet gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore