Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike (PD) ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave (KAS), për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Fier.
PD-ja e çoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, pasi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve, me pretendimin se ka pasur parregullsi nga ana e Partisë Socialiste.
Sipas anëtarëve të Kolegjit, kërkesa e PD-së është e pabazuar në prova dhe në ligj.
Më herët, Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për paraqitjen e provave shtesë për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Tiranës dhe Shkodrës.
Kërkesat e PD-së kanë qenë kryesisht, ankimime, kërkesa për prova shtesë dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Tanimë ka mbetur vetëm një qark për tu shqyrtuar, ai i Elbasanit.
Pse u rrëzuan kërkesat e PD-së dhe LSI-së në qarqet e ndryshme?
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e PD-së ndaj KAS-it për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.
Ajo nuk pranoi as kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës.
Nga ana tjetër, kërkesat për Tiranën u rrëzuan pasi sipas Kolegjit ishte e pambështetur në ligj dhe prova.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi më 4 qershor kërkesën e PD-së dhe LSI-së për paraqitjen e provave shtesë për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
LSI-ja pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me Partinë Socialiste ishte 77 vota.
Pse u ankimua Berati?
Rezultati i qarkut Berat në zgjedhjet e 25 prillit ka qenë shumë i ngushtë. Pak vota në kutitë e fundit i dhanë PS-së mandatin e pestë, duke lënë jashtë ulëseve të Kuvendit LSI-në.
Këta të fundit, në zgjedhjet e vitit 2017, kishin marrë dy mandate kundrejt katër të socialistëve dhe një të demokratëve.
Në zgjedhjet e reja, LSI-ja mbeti tërësisht jashtë Parlamenti në këtë qark – bastion të socialistëve të qendrës, në të cilin është lindur edhe kreu historik i tyre, Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta.
Nga LSI-ja u hodhën akuza për manipulim të votave në këtë qark, me qëllim djegien e qëllimshme të mandatit të tyre.
Pikërisht për këtë fakt, ata e ankimuan në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor qarkun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Kurti për Asociacionin: Janë 39 marrëveshje, s’mund të zgjidhni si të ishte byfe suedeze – e pranova vetëm si pako