Lajme

Pas sulmit rus në Ukrainë, çmimi i naftës për fuçi shkon në 100 dollarë


Ajo që flitej gjatë këtyre ditëve, ka ndodhur: pas mësymjes ruse në Ukrainë, çmimi i naftës për fuçi ka arritur vlerën e 100 dollarëve, për herë të parë në më tepër se shtatë vjet.

Vendimi i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë.

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Po ashtu, edhe çmimet e arit dhe jenit japonez janë rritur më 24 shkurt.

Pasiguritë globale kanë bërë që tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon të bien më shumë se 2 për qind.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.

Gjithashtu, tregjet e aksioneve kanë prekur edhe Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur Bankën Qendrore të Rusisë të ndërhyjnë për të stabilizuar tregun.

Ukraina gjendet në orët e saj më të vështira dhe të errëta, teksa i gjithë vendi po goditet nga të gjitha anët.

Bombarduesit Strategjikë Ruse dhe Forcat Speciale Ruse kanë filluar operacionet ushtarake në Ukrainë.

Këto të fundit u paralajmëruan në fragmentet e tyre të fundit nga presidenti rus Vladimir Putin.

Një situatë surreale, ku Kiev-i ka regjistruar deri më tani katër shpërthime në afërsi të saj.

Mbi Belgorod u dëshmuan zhurmat e avionëve që kaluan.

Sipas dëshmitarëve, ato po fluturojnë drejt Kharkiv-it.

Kharkiv-i ka qenë zona për të cilën zyrtarët amerikanë kanë pretenduar gjatë se ka qenë në diskutim për t’u pushtuar.

Ai është një qytet me mbi 1.4 milionë banorë dhe është më e populluar se e gjithë Estonia.

Media ruse “Interfax” raporton se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Aeroportit Boryspil të Kiev-it.

Ndërkaq, një zyrtar ukrainas zbuloi për “The Washington Post” se rreth asaj zone janë dëgjuar edhe shpërthime.

Dy shpërthime të forta janë raportuar edhe në Mariupol, në bregun e detit Azov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore