Lajme

Bota fle, Ukraina bombardohet


Ukraina gjendet në orët e saj më të vështira dhe të errëta teksa i gjithë vendi po goditet nga të gjitha anët.

Bombarduesit Strategjikë Ruse dhe Forcat Speciale Ruse kanë filluar operacionet ushtarake në Ukrainë.

Këto të fundit, u paralajmëruan në fragmentet e tyre të fundit nga presidenti rus Vladimir Putin.

Një situatë surreale, ku Kiev-i ka regjistruar deri më tani katër shpërthime në afërsi të saj.

Mbi Belgorod u dëshmuan zhurmat e avionëve që kaluan. Sipas dëshmitarëve ato po fluturojnë drejt Kharkiv-it.

Kharkiv-i ka qenë zona për të cilën zyrtarët amerikanë kanë pretenduar gjatë se ka qenë në diskutim për t’u pushtuar.

Ai është një qytet me mbi 1.4 milionë banorë dhe është më e populluar se e gjithë Estonia.

Media ruse “Interfax” raporton se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë aeroportit Boryspil të Kiev-it.

Ndërkaq, një zyrtar ukrainas zbuloi për “The Washington Post” se rreth asaj zone janë dëgjuar edhe shpërthime.

Dy shpërthime të forta janë raportuar edhe në Mariupol, në bregun e detit Azov.

Shpërthimet masive kanë tronditur edhe qytetin Berdyansk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore