Lajme

Pas dorëzimit të rezolutës për Kosovën mora kërcënime nga serbët, thotë deputeti ukrainas


Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko deklaroi se është kërcënuar në rrjetet sociale nga serbët, pasi dorëzoi rezulotën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga “Euronews Albania”, duke cituar intervistën më përfaqësuesin ukrainas.

Goncharenko u shpreh se ka marrë mbështetje nga shumë qytetarë në Kosovë.

“Nga Kosova njoh shumë njerëz që më mbështesin dhe më shkruajnë, pjesa më e madhe nga rrjetet sociale. Ka edhe nga Serbia të cilët kanë reaguar, pjesa më e madhe e tyre kanë nisur kërcënime, por mua kjo nuk më intereson”, u shpreh Goncharenko për “Euronews Albania”.

Ai shtoi se pas dorëzimit të rezolutës, ka gjetur mbështetje edhe prej një pjese të deputetëve.

“Ka disa reagime brenda shtetit, pjesa më e madhe janë mbështetëse ndaj kësaj rezolute, edhe në media është mbuluar. Sa i përket kolegëve të mi, një pjesë e tyre më kanë kontaktuar për të thënë se më mbështesin. Asnjë deri në këtë moment nuk më ka thënë se nuk e mbështet këtë rezolutë”, nënvizoi deputeti.

Oleksiy Honcharenko, deputet ukrainas: Nëse Serbia sulmon Kosovën, ne ukrainasit jemi të gatshëm ta ndihmojmë me trupa

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore