Lajme

Oleksiy Honcharenko, deputet ukrainas: Nëse Serbia sulmon Kosovën, ne ukrainasit jemi të gatshëm ta ndihmojmë me trupa


Oleksiy Honcharenko

Oleksiy Honcharenko, deputet i Parlamentit në Ukrainë dhe anëtarë i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Sigurimit, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter rreth situatë së fundit në Kosovë.

Ai thotë se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët”.

Madje, Honcharenko shton se “Ukraina është gati të veprojë me trupat tanë në terren”, sepse, sipas tij, “Serbia po provon të fillojë luftë”.

“Saktësisht sipas metodës së Putinit. Sic thash, Serbia është kali i Trojës së Putin-it në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”.

 

Ai në një cicërim tjetër ka shpërndarë edhe një video të sirenave që u lëshuan në Mitrovicë të Veriut.

“Realiteti në të cilin jetojnë ukrainasit tash e 5 muaj ka ardhur në Kosovë. Ne e dimë si është të jetohet kështu. Ne duam që bota të ndalojë luftërat, jo t’i fillojë ato. Bota më në fund duhet ta kuptojë. Rusia, Putini dhe gjithë aleatët e tij janë shkaku i konflikteve dhe luftërave.

Gjatë ditës së sotme, e diel, disa serbë lokalë kanë bllokuar dy rrugë, si shenjë proteste për masat e reciprocitet që ka marrë qeveria e Kosovës, e për të cilat fillon implementimi nga mesnata e 1 gushtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore