Lajme

Partnerët tanë nuk donin të na dëgjonin, thotë zëdhënësi i Zelensky-t


Sekretari i shtypit i Presidencës ukrainase, Sergej Nikiforov ka komentuar akuzat e liderit amerikan Joe Biden për injorimin e paralajmërimeve nga Volodymyr Zelensky.

Kjo, për planet e Rusisë për një pushtim.

Ai kujtoi se partnerët gjithashtu injoruan thirrjet e Kiev-it për të vendosur sanksione parandaluese anti-ruse.

Fjalët e Nikiforov-it janë cituar nga Liga.net.

Sekretari ukrainas kujtoi gjithashtu se para pushtimit rus, Biden dhe Zelensky folën në telefon katër herë – ata shkëmbyen mendime dhe vlerësuan situatën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi më herët se homologu i tij ukrainas e injoroi paralajmërimin se Rusia do të nisë një pushtim të plotë të Ukrainës në muajin shkurt.

Lajmi u bë i ditur nga kompania multi-mediale Bloomberg, duke cituar fjalët e liderit amerikan.

“E di që shumë menduan se mund ta ekzagjeroja, por e dija dhe kishim të dhëna për të konfirmuar se Putin-i do të kalonte kufirin. Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelensky nuk donte ta dëgjonte këtë, si shumë të tjerë”, vuri në dukje Biden.

Sipas Biden-it, presidenti rus e konsideron Kiev-zin “rezidencën e Nënës Rusi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore