Përballje

Partizani befasohet nga Erzeni


Surpriza më e madhe deri më tani në Kategorinë Superiore ka ndodhur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e sapongjitur në elitë, Erzeni, ka arritur ta mposht Partizanin me rezultat 0:1. Deri para kësaj ndeshjeje, “Demat” i kishin fituar tri sfidat e para, por tani u ndalën nga një kundërshtar që në letër ishte modest.

Golin e vetëm të këtij takimi të zhvilluar në Elbasan ë shënoi braziliani Notato që në minutën e 12-të, duke i dhënë një trajektore të çuditshme topit të krosuar nga Peposhi.

Partizani kishte thuajse 80 minuta për të kthyer rezulatin, por të kuqtë nuk i shfrytëzuan rastet e shumta që krijuan me Skukën apo Romeron.

Përfundimisht 0:1 në “Elbasan Arena”, me Erzenin që forcon pozitat në vendin e dytë me tetë pikë, një më pak se Partizani. Gjithashtu skuadra shijakase mbetet e vetmja pa pësuar humbje në katër javët e para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore