Lajme

Operacioni mbi vdekjen e mbertëreshës së Anglisë, përfshin ndërprerje të mediave sociale


Qeveria britanike ka parashikuar operacionin që do ndërmarrë në rast vdekje të mbretëreshës.

Operacioni përfshin edhe ndërprerjen e rrjeteve sociale.

Strategjia e mediave sociale luan një rol të spikatur, duke përfshirë planet për të ndryshuar faqen e internetit të familjes mbretërore me një deklaratë të shkurtër që konfirmon vdekjen e mbretëreshës, ndërsa faqja e internetit ‘gov.uk’ dhe të gjitha faqet qeveritare të mediave sociale do të kenë në profil shirtin e zi.

Britania do të hynte në zi për të paktën 12 ditë.

Vdekja e saj do të ndikonte gjithçka, nga industria financiare deri tek axheda televizive në vend. Vdekja e një monarku do të shkatërronte ekonominë dhe do të ndikonte në tregjet e aksioneve dhe bankat e vendit.

Mënyra se si bëhet publik lajmi i vdekjes së mbretëreshës ka të bëjë shumë me mënyrën e vdekjes. Nëse vdes nga një sëmundje e gjatë, mënyra e njoftimit duhet të jetë planifikuar.

Dokumentet tregojnë edhe planin për arkivolin.

Funerali shtetëror do të mbahet dhjetë ditë pas vdekjes së saj dhe do të shpallet si “ditë zie kombëtare”, por nuk do të jetë një festë zyrtare.

Nëse bie në një ditë jave, do të lihet në diskrecionin e punëdhënësve që t’i japin stafit të tyre një ditë pushimi dhe nuk do të ketë asnjë ditë zëvendësimi pushimi nëse bie në një fundjavë.

Shfaqja e dokumenteve nuk mendohet të pasqyrojë ndonjë përkeqësim të shëndetit të mbretëreshës, e cila është 95 vjeç.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore