Stil

Noizy arrestohet nga Policia e Kosovës


Rep artisti shqiptar – Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku është arrestuar mbrëmjen e 15 dhjetorit në pikën kufitare në Vërmicë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka bërë të ditur se ndaj Noizy-t ka qenë aktive një urdhërese gjykate që qoi edhe në arrestimin e yllit të hitit “OTR me zemër”.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës”.

“Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.

Së fundmi, Noizy, ka qenë në një vizitë disa ditore në Zvicër, nga ku ka publikuar fotografi të ndryshme dhe vetëm para pak orësh rep artisti ka postuar një video në Instagram, ku tregonte se ishte duke udhëtuar me avion.

Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Noizy mbetet “Bonjour Madame”, ku ishte mysafir i rep artistit kosovar, Mozzik.

Kënga shpejt u shndrua në hit dhe aktualisht numëron hiq më pak se 17 milionë klikime në platformën e YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=JR2-H5907Mo

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore