Sport

Newcastle do t’i ofrojë Guimaraes-it një kontratë të re


Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe ka folur për mesfushorin Bruno Guimaraes.

Guimaraes, 24 vjeç, ka impresionuar këtë sezon dhe është lidhur me Real Madrid-in, megjithëse Fabrizio Romano raporton se Newcastle do t’i ofrojë brazilianit një kontratë të re për të shmangur këtë interes.

“Ne duam dëshpërimisht që ai të jetë i lumtur këtu dhe të shohë një vizion afatgjatë këtu, por koha do të tregojë për këtë”, tha Howe në një konferencë shtypi. “Ne duhet të ndërtojmë pozitivisht. Për sa kohë që një lojtar sheh një ambicie në klub, shpresojmë se ne mund të përmbushim nevojat e të gjithëve këtu. Jemi në fazat e hershme të kësaj, kështu që nuk duam ta shqetësojmë atë”.

“Ai ka bërë luajtur jashtëzakonisht mirë, gjëja që më ka befasuar këndshëm është marrëdhënia mes meje dhe tij dhe skuadrës. Ai është përshtatur aq mirë. Ai ka mishëruar shpirtin e ekipit dhe përpjekjen që na duhet për të qenë të suksesshëm”.

“Unë jam i ri këtu, kështu që jam i vetëdijshëm për legjendat e Newcastle-it të së kaluarës dhe dua që lojtarët e mi të aspirojnë të jenë ata të radhës dhe nëse kjo është pjesë e motivimit të tij, atëherë unë arritur deri në atë pikë”.

“Nëse do t’i jepej zgjedhja, a do ta bënim marrëveshjen? Mendoj se përgjigja do të ishte po, pa asnjë hezitim. Vetëm koha do të tregojë për të gjitha transferimet nëse është një marrëveshje e mirë apo e keqe, por për momentin duket si një marrëveshje fantastike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore