Lajme

Nënkryetari i Prishtinës intervistohet nga Policia


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se të premten është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunalë të Komunës së Prishtinës.

“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

“Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës”, shtoi.

Nënkryetari i Prishtinës ka potencuar se do të mbetet në dispozicionin e institucioneve të drejtësisë deri në fund të këtij rasti.

Gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Prishtinës njoftoi se dy zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë janë ndaluar, pasi që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të njëjtit dyshohen se kanë punësuar 10 persona në mënyrë të kundërligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore