Sport

Ndërron jetë ish-basketbollisti legjendar, Bill Russell


Në moshën 88 vjeçare, gjatë ditës së sotme (e diele) ka ndërruar jetë ish-basketbollisti legjendar i Boston Celtics, Bill Russell.

Ai ishte një nga basketbollistët më të mirë në botë, teksa pati karrierë të mirë edhe si trajner.

11 tituj kampion dhe pesë herë MVP në NBA ishin sukseset e Russell si basketbollist, derisa ai fitoi edhe dy herë kampionatin sa ishte trajner.

Russell u konsiderua si një nga pesë basketbollistët më të mirë dhe kishte edhe nga ata që e konsideruan atë më të mirën ndonjëherë.

Vështirë se ka ndonjë njohje që i famshëm Russell nuk ka marrë. “NBA Hall of Fame”, kaloi 13 vjet me Boston Celtics, duke i çuar ata në finale 12 herë dhe duke humbur vetëm një herë.

Në sezonin kur humbi finalen, ai u dëmtua në serinë e rezultatit 2:2 dhe nuk mundi ta ndihmonte skuadrën të fitonte trofeun.

Deri në ardhjen e Michael Jordan, ishte Russell ai që konsiderohej basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

11 vite më parë, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, i dha “Urdhrin e Lirisë”, çmimi ky që është më i lartë për banorët në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore