Lajme

MV: Të mërkurën nis vaksinimi me Sputnik V


Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), ka njoftuar të martën se që duke nisur nga dita e mërkurë, 10 mars do të implementohet vaksina ruse Sputnik V.

RMV-ja siguroi të dielën rreth 3 mijë doza vaksine të prodhuara nga Rusia.

Ambasadori i Rusisë në RMV, Sergej Bazdnikin, deklaroi se vaksina është e sigurt dhe efikase. Gjithashtu ai tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë qytetarët e RMV-së.

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ka njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë ruse për 200 mijë doza vaksine anti-Covid.

RMV-ja ka nisur vaksinimin për personelin e shëndetësisë më 17 shkurt, me 4 mijë e 680 doza të Pfizer-it të dhuruara nga Serbia.

Ndërkohe pritet që të arrijnë vaksina nga kompania kineze Sinopharm, pavarësisht se ata anuluan kontratën për 200 mijë doza.

Gjithashtu në RMV, pritet të arrijnë 20-30 mijë doza vaksine nga kompania Covax deri në fund të marsit.

Qeveria maqedonase është duke pritur të bëjë një marrëveshje me kompaninë e prodhimit të vaksinave Pfizer.

Deri më tani në RMV, kanë humbur jetën 3 mijë e 206 persona që nga shfaqja e coronavirusit. 107 mijë e 479 raste aktive dhe 95 mijë e 410 persona janë shëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore