Lajme

Musmurati: Do të subvencionojmë familjet me 70 euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe


Drejtoresha e Arsimit, Besiana Musmurati.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se kanë hapur thirrjen për subvencionim me nga 70 euro për familjet të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Lajmin e ka bërë Musmurati, në një konferencë për media.

“Arsyeja kryesor që ju kam ftuar sot është për të ndarë me ju lajmin e mirë që kemi hapur thirrjen për subvencionim me nga 70 euro të familjeve të Prishtinës, për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet private”.

“Secila familje e Prishtinës, që të hyrat financiarë i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet do të subvencionohet me nga 70 euro për të regjistruar fëmijët e tyre ne çfarë do çerdhe private”, ka sqaruar Musmurati.

Teksa ka pohuar se disa kategori do të kenë përparësi për subvencionim.

“Kategoritë që do të jenë më përparësi janë nënat vetushqyese, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e invalidëve të UÇK si dhe fëmijët e veteranëve të UÇK-së”, tha ajo.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, tregoi edhe aspektet pozitive që pritet të vinë nga ky subvencionim.

“Ky lajm është shumë i mirë për prindërit e Prishtinës, me një subvencionim me nga 70 euro në muaj ne do të presim përfshirje të fëmijëve ne çerdhe dhe edukim të hershëm”.

“Do të rrisim pjesëmarrje e grave në tregun e punës si dhe do të lehtësojmë barrën financiare të shumë familjeve të Prishtinës”.

Kurse, ministria e Arsimit këtë vit dështoi në sigurimin e teksteve shkollore për filloristët, Arbërie Nagavci e cila drejton dikasterin në fjalë ka uruar 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor – për të gjithë nxënësit e vendit, duke thënë se MASHT-i në koordinim me komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor.

Deri në këtë vit shkollor, shkollat në gjithë Kosovën kanë përcaktuar se me cilat libra duan të punojnë, të njëjtat i kanë dërguar listat e tyre në Drejtorit Komunale të Arsimit dhe më pas drejtoria i ka përcjellur ato lista në Shtëpitë Botuese, të cilat i kanë përgatitur librat dhe nxënësit kanë gjetur të gjitha librat e nevojshme në bankat e tyre në ditën e parë të shkollës.

Kur ka përfunduar procesi, Ministria e Arsimit i ka paguar Shtëpitë Botuese për librat.

Me arsyetimin se nuk janë marrë vesh për çmimet, Ministria e Arsimit ka vendosur që të shkëpus këtë zinxhirë bashkëpunimi dhe t’ua dërgojë paratë direkt në xhirollogari prindërve, nëse ata vendosin të aplikojnë në platformën e-Kosova për rimbursim.

Përveç se është komplikuar procesi, meqë tash prindërit angazhohen të pyesin njëherë në shkollë se çfarë libra duhet të blejnë, më pas të dalin t’i blejnë ato vetë, të aplikojnë në e-Kosova, ta mbushin formularin dhe të presin rimbrusimin.

Për më tepër, i gjithë plani nuk bën as sens ekonomik, nëse qëllimi ka qenë shpenzimi më i vogël.

Tani, në vend që ministria të paguajë direkt shtëpitë botuese duke e paguar librin aq sa e shet shtëpia botuese, librat do të blihen nga dora e dytë në librari, ku futet edhe fitimi i librarit që shet librin të cilin paraprakisht e ka blerë nga shtëpia botuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore