Kosova

MPJ: Patriarkut Porfirije një herë të dënojë qëndrimet e anëtarëve të Kishës Serbe, pastaj mund të futet në Kosovë


Patriarkut Porfirije

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka pranuar kërkesë për vizitë treditore në Kosovë të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirje, por nuk e ka aprovuar derisa Kisha serbe nuk dënon apo distancohet “nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”.

“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

MPJ shpjegon se vendimin e tillë e morën edhe nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviç, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës duke përdorur rrugët anësore.

Sipas tij, për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq.

Se nuk ia kanë refuzuar kërkesën, por kanë kërkuar fillimisht distancim, MPJ thotë se ka njoftuar edhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, përmes zyrës ndërlidhëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore