Lajme

Moska vendos sanksione ndaj kryeministrit japonez


Rusia të mërkurën e 4 majit ka vendosur sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme ruse kritikoi politikën e ndjekur nga kabineti i Kishida-s kundër Rusisë.

“Administrata e Fumio Kishida ka nisur një fushatë të paprecedentë anti-ruse, duke lejuar retorikë të papranueshme kundër Federatës Ruse, duke përfshirë shpifje dhe kërcënime të drejtpërdrejta”, shkruhet në njoftim, përcjell Albanian Post.

Sipas rusëve, në përputhje me këtë kurs, Tokio po ndërmerr hapa praktikë që “synojnë çmontimin e lidhjeve të fqinjësisë së mirë, duke dëmtuar ekonominë ruse dhe prestigjin ndërkombëtar të vendit tonë”.

Ministria theksoi se, duke marrë parasysh politikën “jomiqësore” dhe sanksionet personale kundër qytetarëve rusë, përfshirë zyrtarët e lartë, u vendos që të ndalohet pafundësisht 63 shtetas japonezë, përfshirë kryeministrin në detyrë, të hyjnë në Rusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore