Lajme

Mos e poshtëroni Putin-in, i thotë Macron BE-së


Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Evropës që të kursejë homologun e tij rus nga “poshtërimi”.

Sakaq, Macron i tha Ukrainës se duhet të presë dekada për t’u bashkuar me BE-në.

Kjo, ndërsa kritikat u shtuan për dështimin e tij për të ndjekur liderët e tjerë dhe për të vizituar Kiev-in.

Macron, i cili filloi mandatin e tij të dytë si president francez të shtunën, përcaktoi kushtet e tij për konfliktin në Ukrainë në një fjalim në Parlamentin Evropian.

Presidenti francez shtoi se paqja në Ukrainë nuk do të shërbehej duke ushtruar presion të tepruar ndaj Rusisë.

“Nesër do të duhet të ndërtojmë paqen. Le të mos e harrojmë kurrë këtë”, tha ai në një konferencë për shtyp pas fjalimit të tij.

Sipas tij, kjo nuk do të bëhet me mohim, as me përjashtimin e njërit apo tjetrit, as me poshtërim.

Macron e ka dënuar në mënyrë jokategorike pushtimin e Rusisë, por fjalët e tij kanë pasqyruar një paralajmërim që ai zbaton ndaj Putin-it.

Kjo, në kontrast me akuzat për gjenocid dhe krime lufte që i janë ngritur atij nga presidenti amerikan Joe Biden dhe disa liderë të tjerë evropianë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore