Sport

Miqtë sërish bashkë


Lionel Messi pa një fytyrë të njohur kur ishte duke u ngrohur para ndeshjes së Paris Saint-Germain me RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi shkoi dhe përqafoi me shumë lumturi, ish shokun e tij të skuadrës, Ronaldinhon, i cili ishte në stadium për të shikuar ndeshjen.

Braziliani, gjithashtu luajti për klubin francez para se të bashkohej me Barcelonën, ku ai do të ndante dhomën e zhveshjesh me Messin për tre vjet e gjysmë.

Përveç kombinimit në fushë, dyshja gjithashtu ishin miq shumë të mirë.

Messi ndan disa nga kujtimet më të mira të karrierës së tij me Ronaldinhon, pasi ky i fundit kishte asistuar për golin e parë të argjentinasit me Barcelonën.

Kujtojmë se PSG fituan në ndeshjen dramatike përballë RB Leipzig me rezultat 3:2.

Messi kishte një performancë shumë të mirë pasi shënoi dy gola për të fituar ndeshjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore