Lajme

Miodrag Lekiç: “Në vend të politikave serioze shtetërore, në Mal të Zi bëhen kalkulime dhe improvizime”


Miodrag Lekic ish-lider i grupit më opozitar “Fronti Demokratik” në Mal të Zi

Deputeti dhe Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin e Malit të Zi, Miodrag Lekiç, i ka quajtur “perde tymi” të gjitha interpretimet se “çfarë tha dhe çfarë deshi të thotë Gabriel Escobar për çfarë e çfarë punësh brenda Malit të Zi”.

“Të gjitha këto s’janë asgjë tjetër përpos kombinime koti dhe dëshmi të degradimit të një vendi, si brenda ashtu edhe jashtë”, shkroi ai.

“Prapa të gjitha këtyre pëshpërimave”, shkroi Lekiç, “hiç nuk është e vështirë të dallosh subjektet politike vendase, të mitur e të papjekur, të cilët, për shkak të promovime personale-partiake, të cilët, tashmë i kanë shkundur themelet e shtetit dhe sistemin e qeverisjes – tani ata nxjerrin kartën e propagandës”.

“Që të shfaqen si të parapëlqyerët ekskluzivë të qarqeve ndërkombëtare”, shkroi shkencëtari politik, Miodrag Lekiç.

Njëjtë si qeveria e kaluar, po sillet edhe kjo e reja, sipas deputetit Lekiç.

“Dhe, e gjitha kjo mbi pritjet se faktorët ndërkombëtar si këmbim do ta aprovojnë sistemin e korrupsionit të qëndrueshëm dhe klientelizmin me status të shtrirë të zyrtarëve shtetëror që qëndrojnë pezull mbi rendin ligjor”, vazhdon ndër të tjera ai.

“Nisja e thashethemeve të tilla brutale në formë të hapur apo të mbyllur, krahas demonstrimit të inferioritetit të brendshëm, dëmton në një farë mënyre edhe vetë imazhin e diplomacisë shtetërore amerikane, e cila funksionon mbi bazën e vlerave dhe praktikës së demokracive kushtetuese-parlamentare. Pra, një shtet me të cilin me të drejtë dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira mbi bazën e interesit dhe besimit reciprok”.

Të gjithën këtë diplomati dhe politikani malazias e sheh si “të marrë”.

“Së fundi”, vazhon të shkruajë ai, “duke shpallur arbitra suprem ndërkombëtarë për punët e brendshme të Malit të Zi, shteti malazez paraqitet keq dhe i pa denjë para Bashkimit Evropian, i cili është deklaruar, më saktë, se do anëtarësimin e Malit të Zi në BE, si synim prioritar i politikës së jashtme të vendit tonë”.

Drejtimi i politikës së jashtme të Malit të Zi, sipas tij, duhet të përfshijë së bashku interesat shtetërore, respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe “natyrisht shkallën e nevojshme të vetëvlerësimit”.

“Prandaj, është e nevojshme që veprimi publik, veçanërisht në çështjen e ndjeshme të politikës së jashtme, të mos përfshijë përllogaritjet e brendshme politike të vogla dhe të mëdha dhe promovimet e varieteteve pa përmbajtje me synimin jo të interesit shtetëror, por atij të pjesshëm”.

“Qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re për të fituar vendin, jo që partitë të fitojnë njëra-tjetrën dhe që pjesa më e madhe e qeverisë të praktikohet për një kohë të gjatë dhe të mësojë menaxhimin serioz dhe me përgjegjësi publike të punëve të shtetit”, shtjellon më tutje ati,

Ndërkaq përfundon se “Respektimi i disponimeve dhe mesazheve të qytetarëve është e vetmja mënyrë për të konsoliduar përfundimisht qeverisjen aktuale dhe për të filluar të veprohet sipas rregullave dhe përvojave të vendeve të demokracisë parlamentare perëndimore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore