Lajme

Ministri ukrainas mesazh grave dhe nënave të ushtarëve rusë: Mos i dërgoni drejt vdekjes së sigurt


Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov iu drejtua grave dhe nënave të ushtarëve rusë përmes një mesazhi duke i bërë thirrje që të mos i dërgojnë drejt vdekjes së sigurt.

“Dua t’u bëj thirrje banorëve të Federatës Ruse. Sidomos grave, nënave, të dashurave të ushtarëve dhe oficerëve rusë. Në pak ditë ndërhyrje në Ukrainë, aq shumë ushtarakë rusë do të shkatërrohen sa në dy luftëra çeçene”, thotë fillimisht Reznikov.

Sipas tij, sundimtari i Rusisë – referuar Vladimir Putin – është bërë një vrasës.

“Një vrasës jo vetëm ukrainas, por edhe rus”, shkruan më tej ministri.

Zyrtari shton në reagimin e tij se autoritetet ukrainase janë në dijeni të faktit që djem shumë të rinj po dërgohen urgjentisht në ushtri në të gjithë Rusinë.

“Fshihni të dashurit tuaj, nëse janë të dashur për ju”, shkruan Reznikov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore