Sport

Milan-i interesohet për Saint-Maximin, Newcastle e njofton me çmimin e tij


Milan-i është duke kërkuar nënshkrimin e futbollistit të Newcastle-s, Allan Saint-Maximin.

Kuqezinjtë e dëshirojnë sulmuesin anësor si huazim gjashtë-mujor me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Megjithatë, thuhet se klubi anglez nuk do ta lejojë këtë gjë, pasi që kërkojnë shitjen e menjëhershme të 25-vjeçarit.

Sipas “Sky Sport Italia”, Newcaste kërkon të paktën 30 milionë euro për ta liruar lojtarin e tyre nga kontrata.

Pra, një kërkesë e lartë për kuqezinjtë, të cilët synimin numër një e kanë transferimin e Nicolo Zaniolo-s gjatë këtij dimri.

Për dallim nga sezoni i kaluar, në këtë vit, Saint-Maximin nuk ka pasur shumë hapësira gjatë këtij sezoni.

Ai ka luajtur në 16 ndeshje në këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tre asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore