Lajme

Mexhiti s’përgjigjet nëse ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese: Do jemi pjesë e qeverisë


Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionin “VLEN”, Izet Mexhiti, nuk është përgjigjur nëse ka biseduar me liderin nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Këto komente, Mexhiti i ka bërë në një prononcim para gazetarëve , derisa ka thënë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës.

“Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve evropiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se meqë tani janë të fokusuar me votuesin, “këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”.

Se koalicioni “VLEN”, pretendon të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme maqedonase, ndonëse pa përfunduar procesi elektoral, pasi që i humbën zgjedhjet presidenciale, dhe madje pa i vënë kusht ndryshimet kushtetuese, e kanë thënë edhe dy liderët e tjerë të “VLEN”-it, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Kasami konfirmon se do të ketë qeveri me VMRO-në: Është paralajmëruar se VLEN do jetë pjesë e ekzekutivit

Nga ana tjetër, edhe vetë Mickoski ka thënë se nuk ka dëgjuar nga opozita shqiptare se i kanë kusht ndryshimet kushtetuese për t’u bërë pjesë e qeverisë që do dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

Mickoski: Qeverinë e re e formon VMRO-ja me VLEN – s’kam dëgjuar se i kanë kusht ndryshimet kushtetuese

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore