Sport

Mësohen emrat e gjyqtarëve shqiptarë që do mbajnë stemën e FIFA-s për vitin 2021


Ditën e mërkurë, të 3 shkurtit, janë ndarë stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021. Ceremonia u organizua nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit, me pjesëmarrjen e Presidentit të shoqatës, Tahir Kastrati, specialistin e gjykimit, Bujar Pregja dhe Shefin e Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Në total ishin 13 stema që u ndanë për arbitrat, nga të cilat tre ishin për gjyqtaret femra.

Gjyqtarë kryesorë me stemën e FIFA-s do të jenë: Enea Jorgji, Eldorian Hamiti, Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta.

Asistenetët do të jenë: Denis Rexha, Ridigers Çokaj, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Ilir Tartari, Redi Avdo, Koleta Prenga dhe Erinda Kume.

Gjyqtar i futsallit me stemën e FIFA-s, do të jetë vetëm një, Arlind Subashi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore